Vjen acari, sonte borë në zonat e ulëta, priten temperatura deri -15 gradë celcius

Aktualitet
Vjen acari, sonte borë në zonat e ulëta, priten temperatura deri

Sinoptikanet paralajmerojne se mbremjen e sotme ne thuajse gjithe vendin do te kete reshje dëbore.

Flokët e borës do të shfaqen në bregdet dhe zonat e ulëta, por janë zonat malore në lindje të vendit të cilat deri mëngjesin e së premtes do të marrin rreth 25 cm dëborë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesdita e së premtes, rikthen dëborën fillimisht në jug dhe gradualisht reshjet ngjiten në zonat qendrore pa kursyer edhe bregdetin.

Orët e para të së shtunës sjellin kthjellime, por njëkohësisht edhe një rënie të mëtejshme të temperaturave.

Termometri minimal do të zbresë nga -7 në -12 gradë në terrenet malore ku në zonat e thella priten edhe -15 gradë, ndërsa nga 0 në -6 gradë, do të shënojnë temperaturat në zonat e ultësirës.

Përmirësimi i situatës termike do të vijë pas të hënës, por pritet rritje e ngadaltë e temperaturave deri nga data 23 janar kur parashikohet rritje e menjëhershme me të paktën 10 gradë celcius, citon a2 cnn.

ME TE LEXUARAT