Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vjedhje e trafik droge, arrestohet në Dibër i kërkuari nga Italia

Nje person eshte arrestuar ne Diber me qellim ekstradimi ne Itali. Sipas policise, 41 vjecari eshte denuar per vjedhje dhe trafik droge.

Bllatë / Dibër
Kapet dhe ndalohet një 41-vjeçar, me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.

Me datë 13.01.2021 nga Policia Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në P.K.K. Bllatë është bërë kapja dhe më pas edhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin i shtetasit: K. K., 41 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma / Itali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., alias G. H., pasi Gjykata e Torinos / Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet