Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“U rrita duke u larë në Shkumbin”, Rudina Hajdari shpall kandidaturën si deputete në Elbasan

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në qarkun e Elbasanit, nën siglën e Nismës Thurje.

“Zgjodha Elbasanin, jo vetëm se jam rritur duke u larë në lumin Shkumbin, por sepse së bashku me shumë të rinj e të reja ne besojmë se mund të sjellim një ndryshim të vërtetë. Besojmë se Elbasani nuk mund të jetë vazhdojë të një qendër e krimit të organizuar e as të damkoset si i tillë.

Besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si qendër industriale larg ndotjes dhe mungesës së kujdesit për shëndetin, siç ndodh deri më sot.

Besojmë se qarku i Elbasanit ka një potencial të madh për t’u kthyer në një qendër të rëndësishme turistike”, tha ish-deputetja e Partisë Demokratike. “Kjo betejë mes të resë dhe të vjetrës sapo ka nisur dhe fundi dihet: ne do të fitojmë, ata do të humbasin”.

Hajdari shpjegon edhe pse vendosi të kthehet në Shqipëri, për t’u marrë me politikë. “Për dy arsye kryesore.

E para: për të ndjekur rrugën e tim ati, i cili e deshi aq shumë këtë vend, saqë dha edhe jetën në shërbim të tij.

Dhe e dyta: për të reflektuar në politikën shqiptare ato vlera dhe parime me të cilat u mbrujta gjatë shkollimit dhe punësimit tim në SHBA.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet