Avokatet u paraqiten te benin nje paraqitje ndryshe sot ne seance ndersa Gjykata e Tiranës ka lënë sot në burg sanitaren Tire Alldervishi, 58-vjeçare, e cila u arrestua për mashtrim pas skandalit të zbuluar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Lidhur me ngjarjen kanë folur dy avokatet e Alldervishit, të cilat janë shprehur se klientja e tyre është në gjendje jo të mirë psikologjike.
Po ashtu, avokatet kërkuan një masë më të lehtë sigurimi sot në gjyq, me afat 1-mujor. Avokatet thanë se Tirja ka qenë e infektuar me COVID-19, ndaj gjendja e saj nuk është e mirë. Për të mbështetur deklaratën e tyre, avokatët thanë se do të japin prova që tregojnë një tjetër tablo të situatës.
“Ngjarja është e rende për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë. E mbrojtura prej nesh është në gjendje jo të mirë psikologjike. Ka qenë e prekur me COVID dhe gjendja shëndetësore nuk është e mirë.
Kërkojmë një masë më të lehtë me afat 1-mujor. Do të sjellim prova që japin një tjetër tablo. Ne i konsiderojmë provat të paligjshme, kemi prova të tjera për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Kërkojmë zbutjen e masës së sigurisë, ose caktimin e një mase arrest në burg për 30 ditë sa ne të dorëzojmë prova të reja.”, deklaruan avokatet.