Të pasurit ia hedhin paq Covid-19, zbulohet vendi ku do të vaksinohen

Bota
Të pasurit ia hedhin paq Covid-19, zbulohet vendi ku do të vaksinohen

Elita e pasur duket se e ka gjetur zgjidhjen e vaksinimit, përmes një agjencie udhëtimesh.

Në një kohë kur autoritetet shëndetësore britanike janë në një garë për të fituar imunitet për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, duke synuar vaksinimin e 13 milion njerëzve deri në mes të shkurtit, agjencia e udhëtimeve Knightsbridge Circle ofron udhëtime për vaksinim ndaj klientëve të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas “Daily Maili”, anëtarët e agjencisë, që janë njerëzit më të pasur në botë, do të marrin dozën e vaksinës së koronavirusit në Dubai dhe Indi për një pagesë prej 40,000 paund.

Knightsbridge u ofron anëtarëve mbi moshën 65 vjeç, të cilët paguajnë një tarifë vjetore prej 25,000 £ mundësinë për të udhëtuar me avion privat, në destinacionet që u jepen privatisht vaksinat.

Sipas themeluesit të agjencisë, Stuart McNeill, klientët do të marrin vaksina nga kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Sinopharm në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tarifa e madhe prej 40,000 paund përfshin anëtarësimin, fluturimet e klasit të parë në Emirate dhe akomodimin në një apartament me pamje nga deti, si dhe vaksinimin.

Që nga kjo javë, vaksina Oxford Astrazenica mund të ofrohet në Indi për të njëjtën tarifë 40,000 paund, tha McNeill.

Për këtë udhëtim, klientëve u ofrohet një vilë me një pishinë, një kuzhinier personal dhe stafi i shtëpisë. Shumë të pasur kanë kanë nisur ta aplikojnë tashmë këtë.

Shumë zgjedhin të qëndrojnë në vendin ku ata fluturuan për të marrë dozën e dytë të vaksinës, pas 21 ditësh dhe disa të tjerë zgjedhin të shkojnë diku tjetër për pushime gjatë kësaj periudhe.

ME TE LEXUARAT