Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Stuhia më e fuqishme e dimrit në dekada, “Filomena” shkaktoi 1,4 miliardë euro dëme në Madrid

”Filomena”, stuhia më e rëndë e dimrit në Spanjë në dekada, shkaktoi afërsisht 1.4 miliardë euro (1.7 miliard dollarë) dëme në kryeqytetin Madrid, sipas kryetarit të bashkisë Jose Luis Martinez Almeida.

”Ky numër përfshinte humbjen e të ardhurave për ekonominë dhe dëmtimin e infrastrukturës në kryeqytet”, theksoi ai.

Shumë rrugë ishin bllokuar ende pas pesë ditësh pas reshjeve më të mëdha të borës të 50 viteve të fundit.

Meqenëse masat e dëborës nuk mund të pastroheshin mjaft shpejt, acari i fortë i ktheu ato në shtresa akulli të forta që hiqeshin me vështirësi.

Të mërkurën në mbrëmje temperaturat në zonën e Madridit ranë përsëri në minus 12 gradë Celsius në periferi të qytetit.

Temperaturat pak më të buta priten për javën e ardhshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet