Rryshfet tek COVID 2, Tire Alldervishi: Jam e tronditur, do të flas

Aktualitet
Rryshfet tek COVID 2, Tire Alldervishi: Jam e tronditur, do të flas

59-vjeçarja Tire Alldervishi, nuk ka thënë asnjë fjalë përpara Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Mësohet se sanitarja është shoqëruar për në komisariat gjatë mesnatës të së martës, vetëm disa orë pasi emisioni investigativ “Stop” shfaqi videon kur ajo komunikonte me vajzën që nëpërmjet mas htrimit i ka marrë shuma të konsiderueshme parash për kurimin e nënës së saj.

Gjatë ditës së djeshme edhe pse policia i ka vënë në dispozicion avokat kryesisht 59-vjeçarja nuk ka folur asnjë fjalë përpara hetuesve përveç faktit që është e tr onditur. “Nuk kam asgjë për të thënë jam e tro nditur”, mësohet se ka thënë Alldërvishi përpara hetuesve. Në këtë mënyrë sanitarja Alldervishi as ka pranuar dhe as ka moh uar ak uzat që rëndojnë ndaj saj, duke zgjedhur të flas në një moment tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, ajo pritet që në minutat në vijim të transportohet nga ambientet e parab urgimit, për në Gjykatën Penale të Tiranës për tu njohur me akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj saj, dhe masën e sigurisë që gjykata do caktojë.

Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se prokuroria për 59-vjeçaren do kërkojë masën e sigurisë “arr est me b urg”.

Ndërsa përsa i përket ak uzës sanitarja do akuzohet për “mas htrim më shumë se një herë”, dhe dy shohet në bashkëpunim, por nga materiali referues që policia i ka dërguar prokurorisë nuk rezultojnë ende të zbardhur emra të tjerë.

Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, nën hetim janë vënë edhe 4 punonjës të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në ditët në vijim prokuroria pritet që të marrë në pyetje disa persona, punonjës në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas informacioneve nga prokuroria, ka mësuar se mes personave që do merren në pyetje nga do të jenë edhe mjekë e infermier të këtij spitali, i kthyer prej muajsh në spitalin COVID-2. Tire Alldërvishi, u vu në pr anga, pasi duke u hequr si infermiere mashtroi një 30- vjeçare, vajza e një pacienteje me Covid-19, që po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ajo arriti ti merrte të resë rreth 8 milionë lekë të vjetra, me pretendimin se do kujdesej për nënën e saj. Burime thanë se vajza e të ndjerës ka bërë deno ncimin në polici, disa orë përpara se të transmetoheshin pamjet në një emision investigativ.

Përveç pamjeve të emisionit të transmetuar mbremjen e së martës, policia ka seku estruar edhe disa kamera sigurie pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, që konfirmojnë takimin e vajzës me sanitaren.

ME TE LEXUARAT