Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama zbulon si erdhën vaksinat anti-Covid në Shqipëri: Kanë qenë të shoqëruara me njësi speciale sigurie

Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë pas vaksinimit anti-Covid, duke thënë se nuk ka asnjë shqetësim dhe asnjë shenjë.

I pyetur për mënyrën e ardhjes së vaksinës në Shqipëri dhe “Ç’do të thotë që u morën dorazi vaksinat”, kreu i qeverisë u përgjigj se “Së pari, nuk e di c’do me thënë dorazi, se nuk di të ketë një dorë aq të gjatë.

Vaksinat kanë ardhur me mjetin e transportin, me të gjitha kushtet, kanë qenë të shoqëruara nga njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe nga një njësi speciale sigurie.

Vaksinat kanë ardhur njëlloj sic kanë shkuar në cdo vend të botës. Vendin nuk e them dot, sepse na është kërkuar konfidencialitet i plotë nga ai vend i BE.

Kjo ka qenë një dhuratë për Shqipërinë, që unë e kam kërkuar si lypësi më i dalluar nga të gjithë. Konfidencialiteti në këtë fazë është i pathyeshëm, në një kohë të dytë do të thuhet”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet