Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama: Do sjell vaksina me kuaj, po negocioj me AstaZenecën, Modernën dhe Johnson&Johnson

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mbrëmjen e sotme skenarët e vaksinimit dhe marrëveshjet me kompanitë e njohura si Pfizer, Astra Zeneca dhe Moderna për të siguruar dozat e nevojshme të vasksinës anti-Covid-19.

Rama u shpreh se brenda janarit vijnë 10 mijë e 780 doza.

Edi Rama: Më lini të mbaroj se kjo është skandal. Ça kërkoni? Mos ma merrni të drejtën e fjalës. I marrim edhe më shumë Pfizer, s’jam autorizuar që të nxjerr negociatat. E kam thënë që në ditën e parë. Kjo është një luftë nuk jemi vetëm këtu.

E kam thënë që në fillim që është luftë e gjatë. Çdo vend duhet të sillet me përgjegjësi që të fitojmë luftën.

Ka një strategji dhe taktikë. Është e panevojshme që të marrim miliona doza. Kemi kushtet për të mbajtur 250 mijë vaksina.

Është e panevojshme. Ne jemi duke negociuar me Astra Zenecan, ka kushte me të lehta se të Pfizer dhe ka një goditje. Jemi afër, por nuk e them dot sa afër. Po e presim Johnson&Johnson. Kemi kontakte dhe komunikojmë me Modernën.

Brenda janarit vijnë 10 mijë e 780 doza dhe ndërkohë është edhe linja tjetër paralele dhe po ju them prapë që do ju sjell vaksina me kuaj. Çfarë problemi ka këtu?

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet