Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përplasja me armë mes ndërtuesve për pallatin në Tiranë, 5 të arrestuar, policia: Si ndodhi ngjarja

Polica zbardh rrethanat e përplasjes me armë zjarri që ndodhi dje në një kantier ne zonen e Astirit, ku në konflikt u përfshinë dy biznesmene ndertimi, ndërsa një prej tyre mbeti i plagosur bashkë me një kalimtar të rastit.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë pas konfliktit mes dy sipermarresve qe po ndertojne nje pallat ne kete zone.

Policia ka bërë me dije se janë vënë në pranga 5 persona, ndërkohë që një është proceduar në gjendje të lirë.

Mes te arrestuarve mesohet se eshte edhe shtetasi Albert Allmuca, i akuzuar se bashke me personat e tjere ke plagosur ortakun e biznesit shtetasin Sino Llanaj, i cili gjithasht eshte arrestuar.

Ne pranga kane rene edhe shtetasit Shkelzen Byberi, Skender Margjeka dhe Alfred Lumani.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Albert Allmuça, 53 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
Sino Llanaj, 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

S. M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

NGJARJA
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi Sino Llanaj së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”, ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet