Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përfitoi para nga të sëmurët me Covid, si u kap oksigjenisti që boshatisi 30 bombola nga spitali

Një 26 vjeçar me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës është arrestuar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mensur Shtylla, akuzohet se kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor dhe më pas ua kishte dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, të cilët ishin të prekur nga Covid.

Kallëzimi në polici është bërë nga vetë spitali i cili ka zbuluar këtë shkelje dhe e ka pezulluar të riun që prej datës 11 Janar.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Shtylla firmoste procesverbalin me një kompani private në kryeqytet se bombolat e oksigjenit do t’i çonte në spital, por realisht, këtë letër ai nuk e dorëzonte pranë institucionit ku punonte.

Pas arrestimit, 26 vjeçari e ka pranuar akuzën duke dhënë edhe emrat e personave që u kishte çuar bombolat. Në disa prej tyre duke përfituar edhe të ardhura.

Tashmë bombolat e oksigjenit janë sekuestruar tashmë në cilësinë e provës materiale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet