Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pas sherrit nipi i vuri zjarrin banesës, ndërron jetë në spital 94-vjeçari nga Kavaja

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme Jashar Tafa, 94-vjeçari që u nxor nga banesa që po digjej në Luz të Vogël të Kavajës dy ditë më parë.


Burime thonë se ai ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve dhe plagëve të marra kur banesa e tij po shkrumbohej nga flakët.


Burime nga policia konfirmojnë̈ se ka dyshime se zjarrvënia në banesë e tij ka qenë e qëllimshme dhe për këtë arsye është arrestuar nipi i tij me inicialet Rr.T. Ai dyshohet se i ka vendosur flakën shtëpisë pas një zënke me gjyshin e tij. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet