“O k***a”, shpërthen Stresi nga arratia: Me 25 prill ju betohem në Allah as tek ura e Kukësit s’do kaloni
Këngëtari Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka bërë një postim në ‘instastory’, ku ka paralajmëruar ish-miqtë, që sot duket se janë kthyer në armiqtë e tij, se do ju bëj një ‘diss’ të fortë.
Para 2 vitesh reperi paralajmëroi se do të publikonte një këngë “Po foli i fundit”, por që deri më sot nuk ka pasur një projekt të tillë.
Ndërkohë reperi ka shpjeguar ditën e sotme në postimin e tij se këtë këngë nuk ja kushton kundërshtarëve, por njerëzve të tij që e kanë tradhtuar.
“Po foli i fundit është këngë që mos ta keqkuptoni shkon për ata që ju dhashë gjithçka. Për ata që i ndihmova për ata që lash veten keq për ta.
Respekt për kundërshtarët e kam me të mitë, me ata që hëngra, me ata që më dolën… Me 25 prill ju betohem në Allah as te ura e Kukësit nuk kini për ta kaluar dot se do t’ju q.. me krejt kush t’ju vijë mbrapa. Unë s’kam dash të flas i fundit po më detyruat o k***a”, ka shkruar reperi.