Ndryshime në kupolën e Policisë së Shkodrës, ikën zv.drejtori Lorenc Meta, ja kush e zëvendëson

Aktualitet
Ndryshime në kupolën e Policisë së Shkodrës, ikën

Policia Vendore e Shkodrës ka pësuar disa ndryshime në radhët e saj në rang drejtuesish.

Në këtë mënyrë zëvendës drejtori i policisë vendore të Shkodrës Lorenc Meta nuk do të jetë më në këtë post. Drejtuesit e lartë të policisë kanë vendosur që Lorenc Metën ta transferojnë në drejtorinë e përgjithshme në pozicion tjetër si specialist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lorenc Meta shërbeu për një periudhë të gjatë në Shkodër si numri dy i policisë por tashmë do të duhet që të mbajë një post tjetër.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ky transferim i Lorenc Metës lidhet edhe me një sërë ngjarjes të ndodhura kohët e fundit në Shkodër. Ndërkohë në vend të tij drejtuesit e policisë si zëvendës drejtor të policisë vendore të Shkodrës kanë emëruar Kujtim Gjokën i cili më përpara ka qenë në policinë vendore të Lezhës dhe tashmë është emëruar si drejtues i lartë në policinë e Shkodrës. Pak kohë më parë ka pasur ndryshime edhe për komisariatin e policisë teksa është larguar si shef komisariati Ilir Dedja duke emëruar në atë pozicion Paulin Çupin.

ME TE LEXUARAT