Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Morën vaksinën anti-Covid të Pfizer, humbin jetën 23 persona, simptomat që shfaqën pas injeksionit

Që nga 27 dhjetori kur ka nisur vaksinimi në Norvegji kanë humbur jetën 23 persona pasi janë vaksinuar, raporton Agjencia Kombëtare e Ilaçeve.

“Jemi informuar për 23 fatalitet pas vaksinimit. Për momentin, 13 prej tyre janë ekzaminuar”, thuhet në njoftim, citon Norway Today.

“Këto të dhëna mund të tregojnë se simptomat e zakonshme të shkaktuara nga vaksinat, të tilla si ethe dhe të përziera, mund të çojnë në vdekjen e disa njerëzve të moshuar e me shëndet të dobët,” shprehet mjeku Sigurd Hortemu.

Vaksinimi nga vaksina e prodhuar nga kompania amerikane Pfizer dhe gjermane BioNtech ka nisur në Norvegji më 27 dhjetor 2020.

Ndërsa më 12 janar nisi marrja e vaksinën edhe nga komoania Moderna.

Deri më tani në Norvegji janë vaksinuar 21,000 njerëz me vaksinën Pfizer-BioNtech.

Të parët që u vaksinuan ishin të moshuarit që jetonin në shtëpitë e pleqve në Oslo.

Në fillim të vitit, u bë e njohur se tre njerëz që jetonin në zona të ndryshme të cilët ishin vaksinuar vdiqën, por vdekjet e tyre mund të mos lidhen me vaksinimin dhe këto raste po hetohen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet