Gjykata e Tiranes ka përfunduar seancen ndaj Tire Alldervishit, sanitares që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me koronavirus para për ti shërbyer. Gjykata vendosi që sanitarja që mashtroi të lihet në burg.
Seanca ne gjykate:
Ka dale para gjykates se Tiranes Tire Alldervishi, sanitarja e sitalit COVID-2 e akuzuar se i ka marre rryshfet nje qytetareje e cila humbi nenen ne Sanatorium si pasoje e infektimit nga COVID.
Prokurori i ceshtjes ka kerkuar caktimin e mases arrest me burg per akuzen e korrupsionit.
Ai tha se punonjesja e spitalit, i ka marre para qytetares per ti futur nje telefon ne spital per nenen.
Me pas sanitarja Tire Alldervishi ka kerkuar rryshfet nga qytetarja duke i rekomanduar ilace te ndryshme qe duhej te merrte per nenen e saj.
Gjyqtarja e çështjes është Rexhina Merlika, ndërsa prokuror Bledar Valikaj, i cili në seancë u shpreh: Tire Alldërvishi ka mashtruar më shumë se njëherë.
“Ajo ka kërkuar fillimisht 2 mijë lekë vetëm për të futur telefonin, madje në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lekë, madje i cilësonte pak.
Tirja i jepte kallëzueses (Elkiena Sinanaj) edhe një listë me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Po hetojmë nëse kemi të bëjmë një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me covid 19”, tha Prokurori.
/lajmifundit.al
Del dëshmia e Tire Alldervishit: Jam e tronditur, do të flas