Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Masakroi ukrainasen dhe të dashurin e saj, lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për shqiptarin

Është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për 45-vjeçarin shqiptar, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi tetorin e vitit të kaluar në një shtëpi pushimi në Loutraki.

Prokuroria e Korintit lëshoi një urdhër arresti kundër shqiptarit 45 vjeçr, ish-i dashuri i 42 vjeçares ukrainase.

Sipas autoriteteve ai është larguar nga Greqia, prandaj Sigurimi i Korintit ka kërkuar që urdhri të shndërrohet në një urdhër arresti ndërkombëtar.

Sipas hetimit të policisë, gjurmët e gishtave të autorit të dyshuar u gjetën në shtëpi, në vendin ku u krye krimi i dyfishtë.

Shtetasi shqiptar natën e vrasjes së dyfishtë kishte mbërritur në Loutraki me një makinë të marrë prej tij me qira.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar makinën e bardhë që ai po drejtonte natën fatale.

Pasi theri 42-vjeçaren ukrainase Fotini Svitlana dhe mikun e saj farmacistin grek, Ioannis Zonitsa 42 vjeç, banorë të Loutraki, ai u mori atyre edhe sendet personale.

Me makinën e marrë me qira ai u kthye në Athinë dhe pasi pastroi automjetin, ia dorëzoi kompanisë në Moskato.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet