Makina e bërë copash, pamje të frikshme nga aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit

Aktualitet
Makina e bërë copash, pamje të frikshme nga aksidenti tragjik

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rubik, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje nga Kosova.

Në pamjet e siguruara nga "BalkanËeb" shihet se mjeti me të cilin udhëtonte familja kosovare me mbiemrin Avdiaj është copëtuar e gjitha, pas përplasjes me kamionin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se burrë e grua kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa dy fëmijët kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Aksidentit tragjik i ka mbijetuar vetëm fëmija i vogël i familjes, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin e Rrëshenit, por për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore është nisur drejt Traumës.

https://youtu.be/_k2o3ZuzzXo

ME TE LEXUARAT