Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden

Showbiz
Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez janë dy këngëtaret e famshme në SHBA që do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden si President më 20 janar.

Të dyja këngëtaret e mbështetën Biden-in hapur gjatë fushatës, teksa himnin do ketë nderin ta këndojnë Lady Gaga.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër JLo do të ofrojë një performancë muzikore. Ndërkohë do të ketë dhe një program prime-time të quajtur ”Celebrating America”, do të ketë drejtues Tom Hanks dhe do të presë artistë të shquar si Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake apo Ant Clemons.

Më 20 janar SHBA do të ketë zyrtarisht Presidentin e ri dhe duket se Biden po kujdeset që inagurimi të jetë i shkëlqyer.

ME TE LEXUARAT