Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kritika Bashkimit Europian nga Ankaraja? Rama: Nuk i heq asnjë presje

Kryeministri Edi Rama është i ftuar në Open në Top Channel në intervistën e parë mediatike për këtë vit.

Sa shanse ka për të fituar mandatin e tretë? Çështje e detit? Vaksina dhe pandemia? Negociator apo lajmës, cili ishte roli i tij në negociatat mes Greqisë dhe Turqisë?

Rama do të përgjigjet për këto dhe shumë pyetje të tjera Rama do të jetë përballë gazetares Eni Vasili dhe analistëve: Agron Gjekmarkaj, Robert Rakipllari dhe Shpëtim Nazarko.

Rama nuk u tërhoq nga akuzat që bëri ndaj Bashkimit Europian në vizitën e tij në Ankara.

“Mbase ambasadori Soreca i ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj Bashkimit Europian dhe nuk i lëviz asnjë presje atyre kritikave.

BE na ka dhënë 70 milionë euro. Faleminderit. Por çfarë do blejmë me ato 70 milionë euro, sepse s’ka vaksina. Ne vaksinat i kemi siguruar sepse kemi një marrëveshje bilaterale me Pfizer”- tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet