Kanë kaluar 26 vite duke pritur dënimin kapital pasi ishte arrestuar dhe dënuar me vdekje në vitin 1994 për akuzën e përdhunimit dhe vrasjen e një 84-vjeçareje.
Eddie Lee Hoëard është lënë i lirë sot pas 26 vitesh i burgosur.
Ai është 67-vjeç, ndërsa dënimi i tij u ul pas provave të reja të marra në trupin e viktimës dhe ADN-së të cilat e nxorrën të pafajshëm.
Kjo është arsyeja që gjykata hoqi të gjitha akuzat ndaj tij, të cilat e kishin dënuar me vdekje 26 vite më parë.
“Realiteti është se kundër Eddie Lee Howard nuk ka patur kurrë prova”, ka thënë Chris Fabricant, avokat i Howard.
Howard përmes organizatës “Innocence Project” ka falenderuar të gjithë personat të cilët e kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve.