Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Jennifer Lopez ndez fansat, shfaqet nudo në videoklipin e fundit

Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez, këtë vit ka publikuar shpesh video dhe foto që lënë pa fjalë. Së fundmi ajo ka publikuar dhe pamje nga videoklipi i saj i ri “In the morning” ku shfaqet nudo dhe mbi shpatullat e saj ka vetëm një palë krahë engjëlli.

Në video, duket se këngëtarja 51-vjeçare është një formë të shkëlqyer dhe duket 20 vite më e re. Ndërkohë, Lopez ka treguar se pas këtij videoklipi në të vërtetë fshihet një mesazh i fortë.

“Dhe unë të desha ty më shumë seç doja veten… Jam shumë e lumtur që mund të shihni videoklipin zyrtar të këngës ‘In the morning’.

Ka shumë simbolika për një lidhje të errët dhe të njëanshme dhe kuptimin se nuk mund të ndryshosh askënd tjetër….

mund të ndryshosh vetëm veten tënde. Rrit krahët e tu dhe largohu nga çdokush apo çdo gjë që nuk vlerëson gjithçka që ti ke për të ofruar”, ka shpjeguar këngëtarja.

Video

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet