Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Humbi prindërit në aksident, drejtori i Spitalit të Traumës tregon për gjendjen e 3-vjeçares

Drejtori i spitalit të Traumës në Tiranës Arben Zenelaj ka treguar për gjendjen e fëmijës 3-vjeç që mbeti e plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën e Kombit.

Ai është shprehur se aktualisht mjekët por bëjnë vlerësimin e gjendjes së saj pasi ka vetëm pak minuta që ajo ka mbërritur në spital. Aktualisht ajo arrin të marrë frymë pa nevojën e pajisjeve mjekësore. Po vijojnë ekzaminimet.

Burrë e grua të moshave dhe dy fëmijë kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit pasi automjeti i tyre tip “Citroen” është përplasur me një kamion që drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova me iniciale I.I.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Gjergj Figuri, se dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet