Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjendet i vdekur një burrë brenda kamionit në Doganën e Vorës, dyshimet e policisë

Një person ende i paidentifikuar nga policia është gjetur pa shenja jete në kamionin e tij në doganën e Vorës, sot rreth orës 18:00.

Sipas policisë, dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet