Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E moshuara mposht për herë të dytë Covid-19: Ndihem më e shëndetshme se kurrë

Një pensioniste që i ka mbijetuar dy luftërave botërore, tre pandemive të gripi dhe ka mposhtur për herë të dytë Covid-19 ka festuar ditëlindjen e saj të 106-të.

Mary Nicholson e cila jeton në shtëpinë e përkujdesit “Elizabeth Court” në Merseyside, doli pozitive për Covid-19 në prag të Vitit të Ri, por tha se ndihej ‘më e shëndetshme se kurrë’ pasi kapërceu virusin në kohë për ditëlindjen e saj të martën.

Ajo zbuloi se jeta e saj e gjatë është rezultat i pirjes së qumështit me yndyrë të plotë, kremit dhe gjalpit, si dhe shijimit të uiskit natën.

Mary tha se ishte një ndjesi e bukur të qenurit jashtë izolimit dhe të zbulosh që shumë dhurata po e prisnin.

Mary e cila nuk u martua kurrë ose nuk pati fëmijë, nuk ishte në gjendje të shihte familjen e saj për shkak të kufizimeve të covidit, por tha se mezi priste të festonte me ta sapo çdo gjë të mbaronte.

Lindur më 12 janar 1915, Mary ka jetuar të dyja luftërat në luftërat botërore ashtu edhe në pandemitë e gripit të viteve 1918, 1957 dhe 1968./Daily mail

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet