Basha zbulon emrin e kandidatit për kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit

Politikë
Basha zbulon emrin e kandidatit për kryeministër në zgjedhjet e

Lulzim Basha deklaroi në “Opinion” se koalicioni i djathtë ka marrë vendim politik që ai të jetë kandidati për kryeministër i opozitës.

Ky vendim tha Basha, vjen edhe si një shprehje e vullnetit të qytetarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirela Milori: Kush do të jetë kandidatura për kryeministër ? Ju do të jeni kryeministri i ardhshëm?

Blendi Fevziu: Këtë desha të pyesja. Dakord, faktikisht nuk keni një apo shumë lista por konkretisht keni një kryeministër apo do të dilni me disa figura?

Lulzim Basha: Padiskutim që po.

Blendi Fevziu: Kush është? Jeni ju?

Lulzim Basha: Padiskutim që jam unë.

Blendi Fevziu: Pra ju jeni kandidati i të gjithë opozitës për Kryeministër?

Lulzim Basha: Padiskutim që unë jam kandidati për kryeministër. Padiskutim që kandidati jam unë. Ky është një vendim i shpallur tashmë.

Një vendim i cili vjen jo thjesht dhe vetëm si një vendim politik i koalicionit tonë por vjen edhe si një shprehje e vullnetit të qytetarëve.

Ne kemi tashmë më shumë se tetë muajsh matje të qarta në terren që tregojnë jo thjeshtë në kuadrin e koalicionit por dhe përballjen me kryeministrin në ikje që ka një preferencë të qartë që unë në detyrën time sot si Kryetar i partisë më të madhe të Opozitës dhe nesër si kryeministër të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit.

ME TE LEXUARAT