Të tjera detaje janë mësuar nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit.
Katër personat që kanë ndërruar jetë janë pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova, një çift bashkëshortësh dhe fëmijët e tyre.
Ndërkohë një person ka mbetur i plagosur. Burimet bëjnë me dije se ai është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që gjendja e tij është e rëndë.