Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Veliaj: Basha mbahet mend për barsoletën e tramit, nuk nguli një gozhdë në qytet

Nga Njësia 9, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të zonës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka akuzuar kreun e PD-së Lulzim Basha se u vendos gjoba bizneseve.

Veliaj ka ironizuar kreun e PD, duke u shprehur se e vetmja gjë që mbahet mend është barsoleta e tramit.

“Edhe në PD tallen e thonë (për Bashën): Pse ky i tramit do na sjellë fitoren ne? Tramin e pamë se si përfundoi, është bërë barsoletë brenda partisë së tyre. Si mund të mbahesh mend për barsoletën e tramit dhe të mos kesh ngulur një gozhdë në këtë qytet?!

Nuk e ngatërron matematikën ai kur merr vila dhe vë gjoba”, tha Veliaj.

Sipas tij, Partia Socialiste përfaqëson politikën e shpresës dhe të punës.

“Ne përfaqësojmë një filozofi, injektimin e shpresës, na hanë duart për punë dhe politika jonë është shpresa!”, tha Veliaj, duke u shprehur më tej se 2021 do të jetë viti i rimëkëmbjes.

Veliaj tha më tej se falë investimeve, jo vetëm që këto lagje nuk vuajnë më nga përmbytjet, por dhe vlera e pronës në Njësinë 9 është rritur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet