Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U shpall kampion Europe, gjimnasti rus i bashkohet klubit të Tiranës/ Veliaj: Për këtë karakter kemi nevojë

Kampioni i Europës në gjimnastikë, Matvei Petrov do t’i bashkohet klubit të “Tiranës”. Sportisti i lindur në Rusi mori në vitin 2018 nënshtetësinë shqiptare për të garuar për ngjyrat kuqezi në kampionatin europian të Turqisë, ku fitoi medaljen e artë. Petrov u prit dje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai i dhuroi gjimnastit Kullën e Sahatit.

“Me talentin dhe mbështetjen e deritanishme, duke shtuar edhe energjinë e Klubit të Tiranës, jam i sigurt se kemi një shans historik për të çuar përpara një sport, i cili ka pasur një të kaluar të lavdishme në Shqipëri, por si shumë gjëra në vitet e tranzicionit, u harrua e u venit. Ndoshta ka ardhur koha ta ringjallim”, – tha Veliaj.
Petrov u shpreh i kënaqur për suksesin e arritur me ekipin e kombëtares shqiptare.
“Bëj gjimnastikë prej 26 vjetësh, si fillim në Rusi, më pas në Çeki, dhe së fundmi në Shqipëri. Për mua është një sukses i madh. Jam i lumtur për mbështetjen që më japin këtu dhe për rezultatet”.

“Ndoshta jo të gjithë do të bëhen gjimnastë elitarë, por këto terrene i shërbejnë kulturës sportive, fëmijët mësojnë lojën në skuadër. Për këtë karakter ka nevojë Tirana”, u shpreh kryebashkiaku.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet