Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“U dogj komplet”, flet banori që shpëtoi gruan sot në Elbasan pas sherrit me fqinjin: Na ka zënë belaja

Personi që arriti të shmangë një tragjedi të mundshme ka folur para mediave në lidhje me konfliktin mes fqinjëve në Elbasan. Ai rrëfeu se gjithçka nisi nga fqinji, i cili thuhet se ishte i alkoolizuar dhe shau komshien. Më pas i hodhi benzinën dhe i shkaktoi djegie në trup. Banori tjetër reagoi menjëherë duke i hedhur peshqirë të lagur.

Para mediave, ‘shpëtimtari’ thotë se të gjithë zonën e ka zënë belaja me fqinjin, të identifikuar si Ndriçim Zekthi, i cili ndodhet aktualisht në komisariat.

“I vuni shkrepësen asaj. Ajo gruaja u dogj komplet. Mora disa peshqira të lagur që kisha aty dhe ja hodha në kokë, e fika në moment. Unë i dhashë ndihmën e parë. E shau ai çuni, gruaja u fut brenda por i vuri bidonin e benzinës në kokë. Djali u dogj nga veshi. Ai ishte budalla, merr policia e mban 2 orë, e nxjerr prap. Kemi gjetur belanë me të”, tha ai.

Konflikti mes fqinjëve ndodhi pasditen e sotme, kur Ndriçim Zekthi kërcënoi fqinjën se do ta digjte pas një problemi mes tyre.

Ende nuk janë të qarta motivet e konfliktit, ndërsa në vendngajrje duken shenjat e zjarrit. Zënka ka ndodhur ne ambientet e jashtme të ndërtesave të cilat ndodhen ngjitur mes tyre.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personat e përfshirë. Ndërsa gruaja me djalin janë transportuar për në spitalin e Elbasanit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet