U cilësua si ndërmjes mes Turqisë dhe Greqisë, Haradinaj ironizon Ramën: Më mirë të ndihmoje Kosovën
Pas aludimeve se Kryeministri Rama ka bërë ndërmjetësin mes Turqisë dhe Greqisë ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se në vend që të zgjidhë problemet mes Ankarasë dhe Athinës zyrtare, kryeministri Edi Rama mund të punojë për njohje të reja për Kosovën, duke nënvizuar faktin se Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e saj.
“E di diskutimin që ka Shqipëria me Greqinë për kufijtë në det. Ne kemi interes për të avancuar për njohjen me Athinën zyrtare, prandaj në këtë rast më mirë Rama të ndihmonte Kosovën për njohje sesa të interesohet të zgjidhë çështje të tjera më larg. Ndërsa falenderojmë Ankaranë për njohjen dhe përkrahjen e deritanishme”, u shpreh Haradinaj në “Tempora”.
Haradinaj dhe Rama kanë pasur përplasje edhe më përpara, madje kryeministri shqiptar ka bërë një padi për shpifje ndaj tij.