"Të dashurit nuk vdesin kurrë", Robert Aliaj humb njeriun e shtrenjtë

Showbiz
"Të dashurit nuk vdesin kurrë", Robert Aliaj humb njeriun e

Ditën e sotme artisti Robert Aliaj ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij lajmin e hidhur për humbjen e të vëllait, Rexhep Aliaj, i cili ishte piktor dhe skenograf i njohur.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai ka shprehur dhimbjen për ikjen e njeriut të shtrenjtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Për fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai/motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?”

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit.

Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.”-shkruan Robert Aliaj në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT