Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Studim i ri: Njerëzit që konsumojnë këtë ushqim, mund të jetojnë më gjatë

Një studimi i ri thotë se njerëzit që hanë rregullisht speca djegës mund të jetojnë më gjatë dhe se kanë një rrezik të reduktuar ndjeshëm të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ose kanceri.

Shkencëtarët vëzhguan 4,729 studime të specave djegës, duke përfshirë katër studime të mëdha që shqyrtuan implikimet shëndetësore të konsumimit e ushqimeve pikante. Në përgjithësi, studimi doli në përfundimin se njerëzit që i konsumojnë specat kanë më pak të ngjarë të vdesin nga kanceri ose problemet e zemrës, me një reduktim relativ në 26% të vdekshmërisë kardiovaskulare, 23% ulje të vdekshmërisë nga kanceri dhe 25% të vdekshmërisë në tërësi.

Bo Xu,  autori kryesor i studimit dhe kardiolog, shpjegoi për The Independent:

“Ne u befasuam kur zbuluam se në këto studime të botuara më parë, konsumi i rregullt i specit djegës shoqërohej me një zvogëlim të përgjithshëm të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet.”

Kjo thekson se faktorët dietikë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm.

Më pas ai shtoi se:

“Arsyet dhe mekanizmat e saktë që mund të shpjegojnë gjetjet tona, sidoqoftë, aktualisht janë të panjohura. Prandaj, është e pamundur të thuash përfundimisht se ngrënia më shumë e specit djegës mund të zgjasë jetën dhe të zvogëlojë vdekjet, veçanërisht nga faktorë kardiovaskularë ose kanceri”.

Nevojiten më shumë kërkime, veçanërisht prova nga studime të kontrolluara rastësisht, për të konfirmuar këto gjetje paraprake.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet