Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“S`kam lidhje”, plagosja e biznesmenit në Tiranë për paratë e pallatit, vetëdorëzohet ortaku

Është paraqitur vetë në komisariat biznesmeni Albert Allmuça, pas ngjarjs së sotme ku mbeti i plagosur ortaku i tij Sino Llanaj. Sipas policise Allmuça pretendon se nuk është i përfshirë në këtë ngjarje.

Shtetasit Sino Llanaj dhe Albert Allmuça u konfliktuan mëngjesin e sotëm dhe sherri agravoi deri në përdorimin e armëve ku u plagos Llanaj.

Burime bëjnë me dije se në konflikt janë të përfshirë të paktën pesë persona, raporton abcnews. Mësohet se Sino Llanaj ka shkuar tek pallati me persona të tjerë. Sipas policisë kanë qenë të organizuar për të shkuar aty.

Grupi hetimor vijon hetimet, ndërkohë që ende nuk dihet kush ka qëlluar me armë. Nga të shtënat mbeti i plagosur biznesmeni Llanaj si dhe një kalimtar i rastit. Po ashtu gjatë përleshjes është lënduar edhe roja i pallatit në ndërtim pasi është goditur me grushte dhe sende të forta.

Konflikti mes dy ortakëve të ndërtimit të një pallati është i hershëm. Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin për mos kryerje pagesash të përbashkëta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet