Rritja e numrit të infektuarve me Covid-19, Portugalia drejt një izolimi të dytë kombëtar

Bota
Rritja e numrit të infektuarve me Covid-19, Portugalia drejt një

Portugalia është në pritje të detajeve për një izolim të dytë të përgjithshëm, i bërë i pashmangshëm nga rritja e shifrave të COVID-19, që pasoi një lehtësim të kufizimeve shëndetësore gjatë periudhës së festave të fundvitit.

“Këtë javë, ne me të vërtetë do të duhet të marrim masa të përgjithshme kontrollit”, paralajmëroi dje kryeministri Antonio Costa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dispozitat e reja, të cilat duhet të shpallen në fund të ditës, në mbarim të një këshilli të jashtëzakonshëm të ministrave, do të kenë një horizont prej një muaji dhe një profil shumë të ngjashëm me bllokimin e parë të vendosur në mars dhe prill”, specifikoi kreu i qeverisë socialiste.

Portugezët për këtë arsye po përgatiten për një mbyllje të re të dyqaneve, kafeneve dhe restoranteve jothelbësore, e cila mund të ndodhë që të enjten.

ME TE LEXUARAT