Rekord i zi ditor në Britaninë e Madhe, shënohet shifra më e lartë e viktimave që prej nisjes së pandemisë

Bota
Rekord i zi ditor në Britaninë e Madhe, shënohet shifra më e

Britania e Madhe ka regjistruar sot 1564 viktima të tjera nga koronavirusi, duke shënuar shifrën më të lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.

Rritja e mëparshme më e lartë e viktimave ishte 1,325, e cila u raportua në 8 janar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britaninë e Madhe brenda ka arritur në 84,909.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

47.525 raste të tjera me koronavirus i janë shtuar të dhënave të qeverisë për koronavirusin, duke e çuar në 3 211 576 numrin e të infektuarve në vend.

Prej 8 dhjetorit Britania e Madhe ka nisur fushatën e vaksinimit anticovid. Deri më sot mbi 2, 6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinën, ndërsa rreth 280 mijë kanë marr edhe dozën e dytë.

Doza e dytë e vaksinës është bërë para se qeveria britanike të ndryshonte udhëzimet e saj duke zgjatur intervalin midis vaksinimit të parë dhe përforcuesit deri në 11-12 javë.

ME TE LEXUARAT