Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Putin urdhëron vaksinimin masiv, por refuzon të injektojë vetë “Sputnik V”

Refuzon ta marrë vaksinën “Sputnik V”, por presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar vaksinimin masiv të rusëve kundër sëmundjes COVID-19.

Zëvendëskryeministrja Tatiana Golikova, e cila është përgjegjëse për këtë fushatë, tha se vaksinimi masiv do të fillojë të hënën.

“Ne duhet të kalojmë nga vaksinimi në shkallë të gjerë në vaksinimin masiv”, kishte thënë Putin gjatë një takimi mëkabinetin qeveritar.

Pavarësisht thirrjes për vaksinim masiv, është vet Putini që ka refuzuar të vaksinohet me “Sputnik V”.

“Presidenti [Vladimir Putin] nuk mund të përdorë një vaksinë të pa certifikuar”, kishte thënë zëdhënësi i Kremlinit, DmitryPeskov gjatë një telefonate me gazetarët.

Nuk është vetëm Putin që refuzon ta merr këtë vaksinë, po ashtu, rreth dy e treta e rusëve nuk duan të vaksinohen me “Sputnik V”.

Sipas Qendrës së pavarur për Hulumtime “Levada Center”, është rritur numri i rusëve që nuk dëshirojnë ta marrin këtë vaksinë. Në muajin gusht 2020, 54 për qind e rusëve i kanëthënë “jo” vaksinës, kurse në muajin tetor 2020, numri i të anketuarve ishte 59 për qind.

Po ashtu, vaksina ruse “Sputnik V” nuk po pranohet nga shumë vende.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet