Politikë/ Shokon Jozefina Topalli: Opozita dhe Pozita janë bashkë, kanë pazaret e tyre politike

Politikë
Politikë/ Shokon Jozefina Topalli: Opozita dhe Pozita janë

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli  në një intervistë për A2CNN ka folur për zgjedhjet e 25-prillit ,duke shprehur se kishte frikë mos PS merrte  mandatin e tretë.

Ajo u shpreh se ishte e gatshme t'i bashkonte votat me opozitën por me një kusht, që Basha mos të jetë kryeministër i ardhshëm.

“Pozitë dhe opozitë janë bashkë. Mbase shqiptarët nuk i dinë ca gjëra që ne i dimë, por e kanë kuptuar që ata janë bashkë. Kur disa qytetarë u ngritën kundër taksës së kombit, kryetari i opozitës e mbylli shpejt e shpejt. Kishte rastin për të fituar betejën, por e zëvendësoi me interesin e familjes së tij. I biri i atij që do të ndërtonte kullat është në radhën e kandidatëve të opozitës. Opozita premtoi lista të hapura por nuk bëri asgjë të tillë. Sepse ishin bashkë dhe po të shohësh kodin zgjedhor kanë bërë gjithçka që të mos lejojnë partitë e reja, që të “mbretërojnë” në skenën politike të paktën për 15 vite. Ata janë bashkë, kanë pazare. E vetmja gjë që qytetarët shohin kur protestojnë është shantazhi që i bëjnë njëri tjetrit, dhe kjo është e frikshme”, u shpreh Topalli.

ME TE LEXUARAT