Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policia e Kurbinit ndalon për kontroll “Benz”-in, gjen 7.8 kg drogë. Arrestohet shoferi dhe pasagjeri

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë, forcën e posaçme “Shqiponja” ka finalizohet operacionin policor të koduar “Skuraj” në të cilin u sekuestruan 7.8 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Po ashtu arrestohen edhe 2 persona.

NJOFTIM II PLOTE

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skuraj”.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve A. F., 36 vjeç, banues në Lezhë dhe F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Skuraj, Kurbin.

Në fshatin Skuraj, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A. F. dhe pasagjer shtetasin F. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 7.8 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve është bërë bllokimi i mjetit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. F. dhe F. M.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet