Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Korçë, si tentuan t’i ikin policisë

Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së Korçës, për shkak se u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Të arrestuari janë A. B., 39 vjeç dhe L. S., 38 vjeçe, banues në Durrës, të cilët kanë tentuar t’i ikin policisë, por që janë arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. B., 39 vjeç dhe L. S., 38 vjeçe, banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin për në vendet e BE-së. Shtetasit A. B. dhe L. S. nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, duke tentuar që të largoheshin, por janë kapur dhe ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet