Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Papa Françesku vaksinohet me Pfizer kundër Covid-19

Papa Francesku është vaksinuar kundër Covid-19. Siç kishte njoftuar, këtë mëngjes ai u paraqit në ambulancën e ngritur përpara sallës Nervi, e cila normalisht priste, para pandemisë, ngjarjet e mëdha në Vatikan dhe gjithashtu audiencën e gjerë.

Lajmi për vaksinimin e Papës, me vaksinwn e Pfizer, për ruajtjen e së cilës edhe objektet shëndetësore të Selisë së Shenjtë janë pajisur me një ftohës, qarkulluan në shtypin argjentinas, ndërsa Vatikani zyrtarisht nuk komentoi dhe u kufizua në komunikimin, përmes zëdhënësit Matteo Bruni, i cili tha se “këtë mëngjes fushata e vaksinimit kundër Covid-19 filloi në sallën Paul VI”.

Ratzinger do të vaksinohet këto orë, komunikohet nga sekretari i tij, Imzot Georg Gaenswein.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. Ermal says

    Qenka vaksinu papa! Sa budallenj e besojn kte ?

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet