Dy ortaket e një pallati në rrugën “Ndre Mjeda” u bënë objekt u një konfliti të vjeter, që sot ka degjeneruar në tre persona të lënduar.
Pas konfliktit te perseritur diten e sotme i plagosur ka mbetur biznesmeni Sino Llanaj ndërsa ortaku i tij në ndërtimin e një pallati Albert Allmuca, dyshohet se është autori i ngjarjes dhe per rrjedhoje është shpallur në kërkim.
Përplasja mes dy ortakeve është e vjeter, por sherri I fundit ka qënë paradise ditësh kur rojet e sigurisë së shtetasit Albert Allmuca rrahën biznesmenin Sino Llanaj.
Sot të dy janë përplasur sërish në ambjentet e pallatit. Sherri ka degjeneruar në përplasje me armë, nga I cili është plagosur edhe një kalimtar së bashku me rojen e pallatit.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Duhet thene që shitja e hyrjeve dhe abuzimet mes ortakeve kanë bërë që pasojat ti vuajnë shumë qytetare që kishin porositur dhe blere hyrje në këtë pallat.
Ndonëse kanë dhënë paratë, ata nuk kanë hyrë në shtëpitë e tyre pikërisht për shkak të konfliktit mes banorëve.