Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Mezi pres të përqafoj sërish fëmijët e mi”, vaksinohet kundër Covid-19 117-vjeçarja

Një 117-vjeçare në Greqi është vaksinuar kundër koronavirusit. Eleftheria e cila ka lindur në vitin 1903 në Lefkada është vetëm tre muaj më e re se gruaja më e vjetër në botë.

Sipas mediave greke, ajo deklaroi se mezi priste të vaksinohej për të përqafuar sërish fëmijët e saj. Pasi kreu injeksionin e moshuara deri më tani nuk ka shfaqur asnjë efekt anësor.

Tani ajo do të presë 20 ditë për të bërë dozën e dytë të vaksinës për t’u takuar më pas me fëmijët e saj pa asnjë rrezik.

Sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness, gruaja më e vjetër në botë është vetëm 3 muaj më e vjetër se Eleftheria dhe jeton në Japoni.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet