“Mbushnin” Elbasanin me heroinë, arrestohen 2 persona

Aktualitet
“Mbushnin” Elbasanin me heroinë, arrestohen 2 persona

Dy qytetarë me iniciale E.K., 38 vjec dhe F.K., 30 vjec janë arrestuar për shpërndarje të drogave të forta, ndërsa janë sekuestruar 10 doza heroinë.

Gjatë kontrollit fizik ketyre personave iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza me lëndë narkotike heroinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin atë në qytetin e Elbasanit.

Sekuestrohen 10 doza me lëndë narkotike heroinë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 38 vjeç dhe F. K., 30 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza me lëndë narkotike heroinë.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ME TE LEXUARAT