Makina e ndaluar në mes të rrugës, gjendet e pajetë një grua brenda automjetit

Kosovë&Rajon
Makina e ndaluar në mes të rrugës, gjendet e pajetë një

Një grua e moshës 56 vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në fshatin Partesh të Gjilanit .

Sipas të dhënave që zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani konfirmoi për “Express”, theksohet se një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës mesditën e sotme kishte brenda një femër e cila ishte pa shenja jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat blu ku po punojnë për të zbuluar shkakun e vdekjes së 56-vjeçare.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjindet një femër që dyshohet se është pa shenja jete . Ndihma parë ka shku në at lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete . Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

ME TE LEXUARAT