Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryemadhi bën premtimin e radhës: Pas 25 prillit lavatriçet dhe frigoriferat do të jenë pa taksa

Lëvizja Socialiste për Integrim, aleati me peshën elektorale më të madhe pas Partisë Demokratike në koalicionin opozitar, pritet që në qarqet e mëdha të dalë e gjitha me listat e saj pa përfshirë aleatë të tjerë.

Por përse ky vendim?

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte pasditen e sotme me Erisa Xhixhon në njësisë Nr. 1 Tiranë ku sqaroi cështjen e koalicionit dhe taktikat elektorale.

“Nuk ka rëndësi taktika elektorale por të shkojmë drejt votimit.

Një nga arsyet që po bëjmë shpërndarjen e kandidatëve jo në të gjithë Tiranën, por të gjithë Shqipërinë ëshë se nuk ka të bëjë thjeshtë mesazhi apo flamuri i partive, por krijimi i sa më shumë hapësirave për shqiptarët për të mos votuar një emër, por disa emra.

Ne kemi 36 kandidatë në Tiranë. Do të jetë një listë e përbashkët me shumë kandidatë të tjerë” tha ajo.

E ndërsa theksoi se “LSI” e ka namin që e mban fjalën deri në fund”, Kryemadhi zbuloi edhe një ofertë nëse pas 25 Prillit do të jetë në qeveri.

“Do të ishte shumë mirë që të të gjitha pajisjet që lehtësojnë punën e grave, lavatriçet, frigoriferi, hekuri të jenë pa taksa, nuk është biznes i madh, por një mundësi ekonomike për të gjitha gratë” tha ajo.

Kryemadhi komentoi edhe skandalin e djeshëm në spitalin covid-2, ku një pastruese duke u hequr si infermiere i mori 8 mln lekë vajzës së një pacienteje me koroanvirus. “Kjo tregon një pafytyrësi. Ishte sa neveritëse aq edhe e dënueshme” tha ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet