Gjuha e trupit "tradhëton" kryeministrin. Pse ishte i shqetësuar Rama para dhe pas vaksinës?!

Politikë

Nga Aldo Mustafa

Pse Rama nuk po i beson as vetë propagandës që po bën me vaksinën! Djalli fshihet në detaje!

Dita e djeshme do të përcillej si një “gur kilometrik” nga kryeministri për sigurimin e dozave të para të vaksinës për coronavirus që për cilindo vend do të ishte një lajm i bujshëm dhe entuziast për një arritje të tillë. Por koha dhe faktet i kanë treguar njerëzimit dhe shkencës që gjithçka na serviret nuk duhen marrë e mirëqenë dhe “Pse-të?” kanë qenë pyetjet më me vend kudo dhe kurdo.

Çfarë u pa me sytë e ballit ditën e djeshme, nuk u pa me sytë e mendjes dhe ja arsyeja pse: Rama nuk po e besonte as vetë propagandën që po bën me vaksinën!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përtej kushteve në të cilat ka ardhur vaksina, faktet e të cilave u publikuan nga Syri Tv dhe dyshimet tashmë janë faktuar, vetiu lind pyetja çfarë nuk shkoi siç duhet që Rama nuk ishte i sigurt në atë që po bënte një ditë më parë dhe si kuptohet kjo? Për këtë nevojitet shumë pak informacion, por një sy mjaftë i mprehtë. Është fakt që Rama deri më tani është figurë i cili mund të vendoset përballë një paneli të tërë “sulmuesish” dhe sërisht do të bëjë shumë mirë rolin e “portierit”, kjo për shkak se ai mund të psikologjisë ata që ka përballë dhe u tregon atë që ata duan të dëgjojnë. Por djalli fshihet në detaje!

Sado i aftë të jesh për të mashtruar, gënjyer dhe për të qenë “pokerface” në çdo situatë, është një pjesë e trurit human e cila na nxjerr zbuluar në çdo situatë dhe ai quhet “truri limbik” i njohur mirë nga psikologët, agjentët e ndryshëm dhe persona të aftë për të zbërthyer gjuhën e trupit.

Të hedhim një sy mbi atë çfarë ndodhi mbrëmë, çdo gjë duket në rregull! Rama plotëson formularin, bën vaksinën dhe më tej largohet për të pritur të plotësohet koha që ai duhet të pushonte pas vaksinës. Biseda duket e qetë, normale dhe gjithçka nën kontroll, përveç disa detajeve. Gjuha e trupit të Ramës!

Në foton e parë teksa plotëson formularin pyetjet e të cilës i drejtohen nga një zonjë aty pranë, shohim që herë pas here Rama me dorën e majtë, shtrëngon dhe mbulon dorën e djathtë. Një veprim i pavetëdijshëm ky, por që tregon pasiguri, ankth dhe stres. Në pamje dhe komunikim mund të duket krejtësisht i qetë, por ajo pjesë e trurit limbik e cila e nxjerr zbuluar, bie ndesh dhe refuzon të pranojë qetësinë sipërfaqësore, kështu në mënyrë të pavetëdijshme, kryeministri nis të shtrëngojë dorën duke e mbuluar. Mbulimi i njërës dorë me tjetrën tregon pasigurinë e tij ndaj asaj që po ndodh, ndërsa shtrëngimi i duarve manifeston ankthin dhe stresin që ai ndjen në atë moment pavetëdijshmërie.

Jo vetëm duart e tregojnë zbuluar, por pozicioni i kokës gjithashtu tregon një tjetër pasiguri. Siç duket gjatë gjithë kohës, koka e tij qëndron e pozicionuar në formë të atillë që mjekra mban drejtim për poshtë duke mos e drejtuar fytyrën drejt personit që ka përballë në mënyrë direkte, por në atë pozicion ngre vetëm sytë duke rrudhur ballin dhe ngritur vetullat. Ky pozicion tregon mosbesim dhe frikë ndaj diçkaje të panjohur.

Më tej shohim foton e dytë ku Rama duhet të përgatitet për vaksinën. Duart e tij prehen mbi prehër dhe gjunj duke i fshirë. Veprimi në fjalë ka një tjetër përkthim që tregon pasiguri dhe siklet. Fshirja e duarve mbi prehër është një tjetër veprim i pavetëdijshëm i cili ndodh gjat kohës kur dikush ndjehet në siklet dhe duart i djersiten. Por pse duhet të djersiten duart kur gjithçka është nën kontroll dhe siç duhet? Më tej prehja e duarve mbi gjunjë është veprim i cili në gjuhën e trupit njihet si dëshirë për t’u larguar sa më parë, por kjo me siguri ndodh për shkak të takimeve të tepërta të cilat duhet të kryejë.

Ndërsa në foton e tretë pas kryerjes së vaksinës, gjuha e trupit e shprehur nëpërmjet këmbëve tregon një tjetër ndjenjë të pavetëdijshme. Siç duket në foto këmbë mbi këmbë dhe duart mbi prehër sipër njëra-tjetrës, janë një tjetër tregues i pasigurisë dhe mospranimit të personave aty pranë dhe asaj çfarë po ndodh. Së pari kryqëzimi i këmbëve në atë pozicion ku njëri prej gjunjëve qëndron drejtë, tregon një moment irritimi dhe padurimi, por gjithashtu në rastet kur vihet re kalimi nga prehja në lëvizje të shputës dhe “shkelmimi” pra lëvizja lartë e poshtë e shputës në këtë pozicion, në një person të pozicionuar ulur, në përputhje dhe me çfarë sugjeron gjithashtu dhe Dr. Joe Kulis i cili njihet për studimet e gjuhës së trupit, ky qëndrim duhet parë si shenjë e qartë se personi në fjalë ka parë ose dëgjuar diçka negative dhe nuk ndihet i kënaqur në lidhje me të. Kjo sjellje manifestohet tek kryeministri në momentin që Manastirliu diçka i dëfton në bisedë.

E bukura e këtyre sjelljeve është se ndodhin automatikisht dhe shumica e njerëzve as që janë të vetëdijshëm se po e manifestojnë. Pikërisht këto sinjale trupore jo verbale, manifestojnë dhe mbështesin atë që thamë mësipër, një kryeministër që nuk i beson as vetë asaj që na e shet për të mirëqenë! Por pse nuk po i beson? Pse është aq në siklet? Pse në një moment të tillë entuziazmi shfaq pasiguri dhe pakënaqësi? Pse kaq i shqetësuar? Vaksina erdhi... apo jo?!

ME TE LEXUARAT