Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Emrat/ Shkatërrimi i mafias italiane, kush janë 8 shqiptarët që furnizonin me hashash ‘Ndranghetën’

Megaprocesi kundër mafies kalabreze “Ndrangheta” ka nisur ditën e sotme në Lamezia Terme të Kalabrisë në një sallë gjigande të sigurisë së lartë me sipërfaqe 3300 metra katrorë.

Nga 325 persona të akuzuar si mafiozë e bashkëpunëtorë, 8 janë shqiptarë, të cilët u identifikuan si:

-Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;

-Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;

-Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;

-Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;

-Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;

-Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;

-Floriand Tahiraj lindur në Vlorë më 22/02/1983;

-Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Megaprocesi po drejtohet nga Prokurori i Antimafias së Katanzaros, Nicola Grateri, ndërsa të gjithë të akuzuarit do të mbrohen nga një “ushtri” me 600 avokatë.

Mësohet se roli i shqiptarëve ishte të furnizonin ‘Ndranghetën’ me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria dhe kalonte përmes portit të Barit.

Trafikimi realizohej përmes një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në veri të Italisë, shumica e të cilëve në rajonin Toskana.

Kujtojmë se megaprocesi është rrjedhë e operacionit të koduar “Rinascita Scott”, i cili u ekzekutua në dhjetor të 2019 pas disa vitesh hetimi të Antimafias.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet