Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e pazakontë në Elbasan, ku një i ri në nerva e sipër pas një sherri me familjarët i ka vënë zjarrin me benzinë shtëpisë së tij.
Por i riu nuk është mjaftuar me kaq, pasi me shishen e benzinës që kishte në dorë, i riu rreth 25-vjeç i ka vënë zjarrin edhe shtëpisë së fqinjit, ku një grua ka mbetur e lënduar nga flakët në disa pjesë të trupit.
Pas sinjalizimit, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar djalin në komisariat, ndërsa familjarët e tij ndodhen në spital.