Brukseli në flakë për 23-vjeçarin, protestuesit djegin stacionin e policisë

Bota

Qindra protestues u mblodhën të mërkurën në stacionin policor të Brukselit, pas vdekjes së 23-vjeçarit me origjinë afrikane, Ibrahim Barrie, i cili humbi jeten rreth një orë pasi u arrestua fundjavën e kaluar.

Protestuesit i vunë flakën hyrjes së një stacioni policie dhe një automjeti te forcave te rendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata thyen xhamat e makinave dhe dyqanet në rrugët përreth dhe qëlluan me gurë automjetin e Mbretit Filipi.

Makina u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk dihet nëse monarku ishte në automjet në atë kohë.

Disa protestues u plagosën gjatë ndërhyrjes së policisë. Ata u dërguan në spital. Ndërkohë, disa të tjerë u ndaluan.

Policia arrestoi 23-vjeçarin me arsyetimin se theu masat e marra në luftën kundër koronavirusit.

ME TE LEXUARAT